background

Brochure.pdf >>

Ndërkombëtarizmi

Departamenti i Arkitekturës ka partnerë strategjik, me kontribut konkret në programin didaktik dhe në planin mësimor si Universitetin Politeknik të Bari-it - Departamentin e Shkencave të Inxhinierisë dhe Arkitekturës (DICAR) dhe Institutin Nacional të Arkitekturës (INARCH), La Sapienza, Romë.
Ndërkombëtarizimi i arsimit të lartë garanton njohje të gjerë të kontekstit arkitekturor, i cili rezulton si faktor përcaktues në mundësitë e punësimit dhe globalizimin e aktivitetit arkitektonik.
Në të njëjtën kohë arsim i bazuar mbi njohjen e konteksteve dhe ambienteve ndërkombëtare ndihmon arkitektin e ardhshëm në formulimin e përgjigjeve dhe projekteve më të sakta e të nevojshme për kontekstin kombëtarë.
Ndërkombëtarizimi i arsimit të lartë për arkitektin e ardhshëm, të përgatitur në UMB, do të konkretizohet në një kontakt te përditshëm dhe të vazhdueshëm me pedagogë italianë të strukturuar në Institutin INARCH (Istituto Nazionale di Architettura) dhe Fakultetin e Arkitekturës të Universitetit Politeknik të Barit, (DICAR).
Prezenca e pedagogeve italianë do të jetë afatgjatë dhe e koordinuar me strukturën e UMB-s, sipas marrëveshjeve institucionale ndërmjet tyre.

TEL: +355 69 20 67 247

E-MAIL: architect.coord@umb.edu.al

ADRESA: Rr."Frang Bardhi", Tiranë